KreuFashion

5 sekrete si të bëheni më të bukura në plazh!

A e dini se plazhi mund të shndërrohet në një sallon bukurie? Sot do ju zbulojmë disa të fshehta si të  kujdeseni për veten edhe në bregdet. Ndërkohë që ju relaksoheni nën rrezet e diellit ose shijoni perëndimin, ne ju tregojmë se si të bëheni më të bukura!

Përfitoni nga rasti për të ushqyer flokët. Përdorni një vaj flokësh i cili jo vetëm do ju mbrojë nga dielli, por edhe do t’i ushqejë dhe rigjenerojë ato. Aplikojeni tek pjesa e majave.

Luftoni celulitin me shëtitje të gjata në ujë! Kjo metodë është fantastike dhe përbën edhe një sport të bukur!

Hidratoni lëkurën me kremin e duhur mbrojtës ndaj diellit. Përveç mbrojtjes nga dielli do të gëzoni edhe një hidratim të plotë të lëkurës. Nëse keni një lëkurë të thatë, merrni një krem specific sipas lëkurës dhe mos harroni se dielli e than lëkurën së tepërmi, prandaj parandalojeni atë!

Përfitoni nga rasti për të tonifikuar muskujt. Nuk duhet ta teproni, por 30 minuta ecje në ditë do të ishte e mjaftueshme për të qëndruar të shëndetshëm fizikisht si edhe nga ana mendore. Nëse nuk ju pëlqen të shëtisni buzë detit, mund të bëni një xhiro me varkë.

Ecni mbi gurë! Ky do të ishte një masazh shumë i mirë për këmbët tuaja! Si në rërë edhe në gurë, kjo ecje është perfekte për sistemin e qarkullimit të gjakut dhe për tonifikimin e këmbëve.

Pra, duhet vetëm pak për t’u kujdesur për bukurinë tuaj pa shpenzuar para. Këto pesë teknika dhe strategji do ju përmirësojnë pushimet tuaja  në bregdet!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF