KreuCelebrity

Lori si Kourtney Kardashian: cilës prej vajzave i shkon më shumë?

Ajo po shijon pushimet në Capri, e këtë na e ka bërë të ditur nëpërmjet Instagramit. Është e sigurt që, sa herë Lori do të shkojë në plazh, rrjetet sociale do të mbushen plot me fotot e saj. Duke qenë se ekspozimi i veshjeve është një ndër aktivitetet e preferuara të trashëgimtares së Top Channel, nuk kishte si të mungonin as imazhet e Hoxhës me bikini, dhe jo vetëm.

Të tilla kanë qenë postimet më të fundit të Lorit, paraqitja e së cilës nuk mund të anashkalohej pa u vënë re. Veshur me një kostum plazhi të bardhë, mendja na shkoi diku tjetër: ku e kemi parë një paraqitje të tillë? Ka qenë muaji i kaluar, ai që prezantoi Kourtney Kardashian me të njejtën zgjedhje, gjatë pushimeve të kësaj të fundit në Majami. U përfol pafund nga mediat e huaja për trupin e saj bombastik, edhe pse afër të 40-tave. Modeli Norma Kamali Marissa (One Piece) ka tërhequr edhe vëmendjen e Lorit, e cila njihet për veshjet e saj të shtrenjta. Ekspozuar kokë e këmbë me të bardha, të dyja vajzat kanë zgjedhur pikërisht këtë ngjyrë, për të ekspozuar nuancën e bronxtë të lëkurës. Në galeri do të gjeni fotot e Lorit dhe Kourtney-t. Cilës prej vajzave i shkon më shumë?

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF