KreuFashion

Vuani nga lëkura e yndyrshme? Ja sekretet që duhet të dini

Lëkura është ndër më problematiket në fizikun e njeriut, trajtimi i së cilës po vihet gjithmonë e më shumë në interes të femrave dhe meshkujve. Faktorët klimaterik, ashtu sikurse dhe ambjenti përreth, ndikojnë drejtpërdrejtë në sipërfaqen e fytyrës dhe trupit, duke shkaktuar jo pak herë dëme nga më të shumëllojshmet. Janë të shumtë ata që vuajnë nga lëkura e thatë, edhe pse një pjesë e mirë hasin probleme me krejt të kundërtën.

Yndyra e tepruar në lëkurë është një ndër shkaqet e formimit të akneve, ashtu sikurse kthehet në bezdi dhe stres për këdo që vuan nga një lloj i tillë. Por, mos u shqetësoni. Më poshtë do t’ju paraqesim gjashtë fakte, që do t’ju bëjnë të kuptoni se deri më tani nuk keni qenë të mirë informuar mbi lëkurën tuaj.

Nuk jeni të vetmit me këtë lloj problemi.

Yndyra në sipërfaqe të lëkurës shfaqet shumë më shpesh tek femrat. Shkaqet e një ҫrregullimi të tillë, vijnë nga faktorë të ndryshëm, sidomos në periudha të caktuara të muajit, për të cilat do të mësoni më poshtë.

Hormonet lidhen drejtpërdrejtë me yndyrën.

Kjo, siҫ mund dhe të kuptohet, vjen si pasojë e ciklit të përmuajshëm të femrave, që ndikojnë në rritjen e hormoneve, e si rrjedhojë ҫojnë në shtimin e yndyrës në lëkurë dhe skalp.

Mos harroni që është edhe gjenetike.

Kjo do të thotë që lëkura juaj mund ta prodhojë vetë yndyrën, pa e patur ju nën kontroll. Është e lidhur vetëm me predispozimin e trupit për të prodhuar yndyrë më shumë seҫ duhet.

Sekreti qendron në mënyrën se si e pastroni.

Nëse nuk e lani fytyrën si duhet, atëherë po ndikoni në dy drejtime: ose nuk po hiqni sa duhet yndyrën nga lëkura juaj, ose po e hiqni më shumë seҫ duhet, duke e lënë atë të irrituar.

Grimi mund të jetë duke përkeqësuar situatën.

Duke qenë se yndyra është një problem më vete, ngarkimi me produkte të jashtme, si ato të grimit, thjesht nuk lejon poret e lëkurës të ‘marrin frymë’. Kjo, ҫon në përkeqësimin e problemit.

Legjenda thotë se më vonë, do t’ju krijohen rrudha më shpejtë se të tjerët.

Nuk ka ende asnjë provë apo fakt shkencor lidhur me këtë, kështu që, mos u shqetësoni. Ndoshta është thjesht një nga të pavërtetat e shumta që qarkullojnë mes njerëzve.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF