E lexuat urimin prekës të Michelle Obama për nënën e saj? 0 165

Është një ndër figurat më të dashura amerikane, e kjo falë kontributit në shumë aspekte për 8 vite, si Zonja e Parë e SHBA-ve. Mamaja e Michelle Obama-s, Marian Robinson, festoi ditëlindjen e 80-të, e kjo nuk u kalua pa një deklaratë publike në rrjetet sociale nga ana e Michelle.

Nëpërmjet një postimi në Instagram, bashkëshortja e Obama-s ka përdorur pak fjalë, për të shprehur shumë emocione. “Gëzuar ditëlindjen mami! Dashuria jote e pakushtëzuar më ka bërë njeriun që jam sot. Je shkëmb për mua. Zemra ime. Do të jem gjithmonë Miche’ jot. Të dua shumë”, ka shkruar ish-Zonja e Parë amerikane, poshtë një imazhi që ka kthyer shumë pas në kohë. Michelle, në moshë fare të vogël, duke përqafuar fort nënën e saj – ka qenë kjo foto që ka prekur zemrat e shumë ndjekësve, dhe jo vetëm. Në 2009, kur znj. Obama u bë figura aq shumë e rëndësishme e SHBA-ve, Marian Robins u shpreh për të bijën: “Ka qenë gjithmonë kështu, unë thjesht nuk të kam penguar”, por kjo ka qenë një deklaratë që Michelle e ka korigjuar me shpejtësinë e erës: “Unë nuk e kam parë aspak si të tillë situatën. Mamaja ime është jashtëzakonisht shumë inteligjente dhe me këmbë në tokë në lidhje me jetën në tërësi. Që nga koha kur filluam të ecnim, ajo nuk nguronte të na fliste për ҫdo gjë, pa kurrfarë frike dhe krejt mendjehapur, duke na bërë kështu të besonim se ne ishim aq të ditur sa të perceptonim edhe botën e një të rrituri; që vlenim aq shumë, sa të bënim pyetje, e të meritonim një përgjigje”. Epo, jo më kot Michelle u kthye në një Zonjë të Parë shembull, për të cilën ҫdo ditë e më shumë ka shpresë, që do të kandidojë për postin e Presidentit katër vjeҫarin e ardhshëm.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *