KreuBusull

Nuk do ta besoni sa alkool konsumon në ditë Mbretëresha Elizabetë!

Mbretëresha Elizabeta II e ka qeverisur Mbretërinë e Bashkuar prej dekadash. 91-vjeçarja ka treguar se është e aftë jo vetëm që të mbajë fronin, por edhe pijen!

Megjithë oraret e saj të ngjeshura të takimeve, ajo e gjen gjithmonë kohën për një koktejl, katër për të qenë të saktë! Mbretëresha Elizabetë ka me të vërtetë një regjim të rregullt e mbresëlënës të të konsumuarit alkool. Përpara vaktit të drekës ajo nuk harron kurrë të pijë një kokteil me xhin Dubonnet, limon dhe akull. Gjatë vaktit të drekës 91-vjeçarja preferon një gotë vere, e cila është edhe e shëndetshme, gjithmonë të shoqëruar me një ëmbëlsirë. Kur vjen mbrëmja, ajo shijon një gotë martini të thatë dhe në fund të ditës shampanjë të markave si Bollinger, Lanson, dhe King.

Kushërira e mbretëreshës, Margaret Rhodes ka rrëfyer se preferencat e saj të pijeve nuk ndryshojnë kurrë edhe pse në pallatin mbretëror Buckingham ka edhe pije të tjera. Mbretëresha i ka porositur pijet e saj të preferuara që përpara pesë vitesh.

Birra? Nuk ka qenë kurrë në preferencat e saj! Ajo tregon se gjatë një vizite në një fabrikë në Dublin mbretëreshës Elizabetë i kanë shërbyer birrë të cilën e ka derdhur më pas!

 

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF