KreuArt

Sigurohuni të merrni dikë me vete, në premierën e ‘Mother!’ të Aronofsky-t!

Posteri i filmit të tij të ri doli për her të parë në Maj, e realizimi grafik ishte sa shqetësues, aq dhe interesant për t’u parë. Jennifer Lawrance, e dashura aktuale e Darren Aronofsky, është i vetmi personazh i këtij realizimi, ku ndër të tjera, shihet duke mbajtur zemrën e saj në dorë. Nga ana tjetër, fryma jo realiste e posterit, zbut disi dhunën dhe terrorin që filmi trajton në vetvete.

Traileri i parë ngacmues qarkullon në internet prej afro 48 orësh, dhe një gjë mund të kuptohet me shumë siguri: nuk do të mund të guxojmë të shkojmë vetëm(!) në premierën e filmit…Klipi paraqet Jennifer Lawrance në një triller psikologjik, skenari i të cilit është realizuar po nga i dashuri i saj momental. Subjekti trajton historinë e një ҫifti, marrëdhënia e të cilëve ndryshon rrënjësisht kur disa miq, iu shfaqen papritur në pragun e shtëpisë. Javier Bardem, Michelle Pfeiffer, Ed Harris, Domnhall Gleeson dhe Kristen Wiig, janë emrat e tjerë që performojnë krahë për krahë protagonistes. ‘Mother!’ do të mbajë premierën më datë 15 shtator të këtij viti, ashtu sikurse pritet të shfaqet në festivalin e Venecias dhe Torontos. Më poshtë do të gjeni link-un për një trailer ngacmues, përpara se versioni zyrtar të dalë publikisht më 8 gusht:

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF