KreuCelebrity

Zbardhen detaje nga dasma e shumëpritur e Marinës dhe Getoarit!

E dimë prej kohësh tashmë, që një nga ҫiftet më të dashur të shoubiznesit do të organizojnë ceremoninë martesore në shtator të këtij viti. Marina dhe Getoari, ata të cilët rrëmbejnë vëmendjen e shumëkujt edhe me postimet më të zakonshme në rrjetet sociale, na kanë bërë të presim me padurim të informohemi edhe më tepër për ditën e tyre të shënuar. Por, më në fund, kemi disa lajme ekstra përsa i përket eventit të shumëpritur.

Burime të afërta të Prive.al, kanë zbuluar detaje të mëtejshme të dasmës së ҫiftit. Data 10 e muajit të ardhshmëm do ta gjejë Marinën të veshur nuse (realisht, këtë herë!), dhe mendohet se ceremonia nuk do të jetë e ngarkuar me të ftuar. Sipas ngjasave, numri i dasmorëve mendohet të mos arrijë as shifrën e 200 personave pjesëmarrës. Ndryshe nga tendenca më e re e ҫifteve për të organizuar eventin në ambjent të hapur, ҫifti Marina dhe Geti kanë preferuar intimitetin, duke përzgjedhur kështu një nga sallat e ‘Swiss Diamond Hotel’, lokalizuar në qendër të Prinshtinës (me pak fjalë, harrojeni Tiranën!). Mesa duket, bashkëpunimi i moderatores me Alketa Vejsiun, për sfilatën e kësaj të fundit mbajtur pak muaj më parë në kryeqytet, ka bërë që Marina t’i besojë Vejsiut dhe kompanisë së saj dekorimin e ambjentit, për të cilin thuhet se do të realizohet një punë e pa parë ndonjëherë, të paktën në Shqipëri. Prive.al ka zbuluar ndër të tjera, se ish-partnerja e Getoarit, Hana Shehu, ka përzgjedhur të njejtin hotel, për t’u martuar pak javë pas ceremonise së dyshes së famshme. Nje rastësi kjo, që ka zgjuar jo pak imagjinatën mediatike dhe atë të publikut. Por, siҫ mund ta kuptojmë dhe vetë, ҫdo gjë mbetet për t’u parë më 10 shtator…

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF