KreuBusull

11 fakte që nuk i keni ditur më parë për HERMES

Është një nga markat më të famshme përsa i përket prodhimtarisë dhe kreativitetit në krijim e modeleve të ҫantave. Njohur ndryshe si një nga firmat lider, në botën e markave luksoze, Hermes na kujton më së shumti modelin Birkin (një ndër ҫantat më të shtrenjta në botë), ҫmimi i së cilës arrin deri në 380,00 dollarë. Specializuar në përdorimin e lëkurës për aksesorë të ndryshëm, si dhe për elementë arredues të interiereve të shtëpisë, pas një emri kaq shumë të dëgjuar, fshihet pa dyshim një histori e tërë. Më poshtë ju paraqesim 11 fakte lidhur me Hermes, për të cilat ndoshta nuk keni qenë të informuar më parë:

Thierry Hermes ishte ai që themeloi këtë perandori mode, por nga ana tjetër, origjina e emrit Hermes vjen nga një Perëndi greke, njohur nga mitologjia si figura përfaqësuese e tregtisë dhe lajmëtarit.

Puna në shtëpinë e modës filloi së pari me krijimin e parzmoreve dhe shalëve të kuajve. E lokalizuar në të njejtin vend, kjo shtëpi mode mbart një ekzistencë 177-vjeҫare.

Hermes ka 315 dyqane ekskluzive në të gjithë botën.

Dyqani në Paris, i lokalizuar në rrugën “Rue de Sevres”, ka ideuar një hapësirë kafeneje dhe biblioteke, brenda ambjentit të dyqanit.

Hermes ishte një ndër firmat e para luksoze që lanҫoi një mënyrë elektronike tregtie më 2001.

Këto dy modele të famshme, kanë marrë emrin nga Grace KELLY dhe Jane BIRKIN.

Kutitë ikonike ngjyrë portokalli të Hermes, janë ngjyrosur fillimisht me një nuancë kremi, në përpjekje për të imituar lekurën e derrit, për t’i shtuar më pas ngjyrën e mustardës. Kutitë e para dolën në qarkullim pas Luftës së Dytë Botërore.

Më 1994, Hermes fitoi Oscar-in e paketimit për krijimin e tij unik në lidhje me kutitë. Sot, ekzistojnë rreth 188 madhësi kutish.

Gjatësia e thurjeve të nevojshme për të realizuar 1000 shallë Hermes është e barabartë me distancën nga Toka në Hënë.

Drejtori Artistik i kompanisë, Pierre Alexis Dumas është brezi i gjashtë i familjes themeluese të Hermes. Dumas nuk e pati të lehtë të fitonte një post të tillë. Babai i tij, Jean-Louis Dumas, njëkohësisht drejtori i përgjithshëm i Hermes, e detyroi të birin të vihej në provë nëse ishte i duhuri për postin apo jo.

Fondacioni D’enterprise Hermes u themelua nga Pierre-Alexis Dumas (President). Edhe sot, fondacioni ndihmon në promovimin e aftësive artizanale, mbështet artin kreativ dhe jep kontributin e tij në problemet mjedisore.

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF