KreuCelebrity

Fansat kryqëzojnë Arminën: “E ke ekzagjeruar me fotoshop!”

Ajo nuk lë rast pa postuar paraqitjet e saj në përditshmëri e jo vetëm, e për këtë natyrisht e detyron deri diku edhe profesioni i blogeres. Armina Mevlani është ende duke shijuar sezonin veror, e së fundmi ka publikuar në Instagram një foto ku shihet duke pozuar me akullore. Ҫdo gje dukej në rregull, deri sa fansat kanë shpërthyer me komente negative e kritika të shumta, për të cilat Armina është detyruar të japë një shpjegim.

Ishin të shumtë ndjekësit që kishin vënë në dukje ekzagjerimin me fotoshop, e kjo si pasojë e këmbëve të Mevlanit, që për hir të së vërtetës, në postimin në fjalë duken kilometrike. “Dy metra qenke bere”, “E paske ekzagjeruar pak si shumë”, “Trupi të ngjan i deformuar dhe shumë në dispoporcion” – kanë qenë këto vetëm disa nga komentet e shkëputura nga një lum kritikash, të cilave Armina iu është përgjigjur kështu: “Nuk e përdor asnjëherë fotoshopin, më ka ndodhur dhe në foto të tjera ndonjëherë ta thonë, por varet nga poza si të kapin. Nuk e përdor sepse e para nuk di, e dyta nuk i kam qejf fotoshop/plastik etj.” Ky justifikim nuk ka vlejtur aspak për ndjekësit e blogeres, të cilët i janë kundërvënë akoma dhe më shumë Mevlanit, duke i kërkuar të mos gënjejë edhe më tej, pasi ҫdo gjë, sipas tyre, shihet shumë qartë. Në galeri do të gjeni postimin e plotë. Si mendoni, ka përdorur fotoshop Armina?

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF