Meshkuj, ja si të kombinoni xhaketën e bardhë këtë verë!

View Gallery
5 Photos
Meshkuj, ja si të kombinoni xhaketën e bardhë këtë verë!

Meshkuj, ja si të kombinoni xhaketën e bardhë këtë verë!

Meshkuj, ja si të kombinoni xhaketën e bardhë këtë verë!

Meshkuj, ja si të kombinoni xhaketën e bardhë këtë verë!

Meshkuj, ja si të kombinoni xhaketën e bardhë këtë verë!

Xhaketa e bardhë mund të jetë një nga veshjet më impenjative tek meshkujt për t’u kombinuar siç duhet, sidomos kur nuk i keni marrë ende pushimet dhe lëkura juaj ka ngjyrë të zbehtë. Megjithatë, kjo xhaketë ju tregon elegantë, me shije fine e të rafinuar, është e përsosur për një mbrëmje romantike ose një aperitiv me miqtë. Ndiqni këshillat tona se si të dukeni sa më bukur me këtë veshje!

Me këmishë dhe pantallona të bardha

Sigurisht që kombinimi më i thjeshtë e bardha me të bardhë është ai themelori. Është verë dhe doni të dukeni sa të rafinuar, apo jo? Ky kombinim, me të bardha kokë e këmbë do ju nxjerrë më në pah ngjyrën e lëkurës nëse keni marrë ndopak rreze dielli. Ju sugjerojmë ta plotësoni look-un tuaj me një palë sandale prej lëkure. Do të shkëlqeni!

Me një këmishë Hawaii-ane dhe pantallona të shkurtra

Ky është një look tipik tropikal! Një triumf lulesh të stampuara në këmishën tuaj verore me mëngë të shkurtra. Vishini me pantallona të shkurtra me nuanca pak a shumë  të përafërta me këmishën dhe atlete të bardha të thjeshta. Si t’i shtoni stilin pamjes suaj? Me një kapele kashte! Do të jeni të parezistueshëm!

Me një T-Shirt dhe pantallona të shkurtra ngjyrë blu(Navy Blue)

Ky është një look veror me detaje që na kujtojnë djemtë e hijshëm të marinës! I thjeshtë, por me klas. Mbi të gjitha, i freskët për këto temperatura të larta në këto ditë të nxehta!

Me një T-Shirt me stampa dhe xhinse të grisura

Nëse preferoni pantallonat e gjata, me xhaketën e bardhë do të dukeshit bukur nëse do të vishnit një bluzë të stampuar me xhinse të gjata të grisura e të shaktërruara. Ky është një look tipik streetstyle.

Me një bluzë me jakë(polo) dhe pantallona të shkurtra

Ky mund të jetë një look perfekt për ju që pushoni në resorte me jahte luksoze brigjeve të detit. Është një look elegant dhe i rafinuar jo vetëm për në bregdet. Plotësojeni këtë veshje me një palë mokasina lëkurë ose këpucë praktike për varkë(espadrilles).

 

 



No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.