KreuCelebrity

Moderatorja shqiptare, që po tërheq vëmendjen e mediave të huaja!

Ajo është një nga fytyrat e reja të ekranit shqiptar. Edhe pse karrierën e nisi me modeling, që në adoleshencë, Eva Murati tashmë njihet si moderatorja e emisioneve sportive, ashtu sikurse po ngjit pak nga pak shkallët e rrugës së aktrimit. Cilësuar si një nga të famshmet më të bukura të momentit, media shqiptare nuk është e vetmja që ka spikatur paraqitjen e Evës.

Ka qenë vetë moderatorja ajo që ka zbuluar dy shkrime për të, në portale jashtë vendit. Njëri boshnjak, e tjetri malazez, nuk dihet me saktësi përmbajtja e artikujve brenda, por Eva ka shkruar në postimin në My Story: “Beauty of the day për boshnjaken Klix”. Të njejtën vëmendje i ka kushtuar edhe CD Media, për të cilin Murati është shprehur thjesht: “Një tjetër portal malazez”. Epo, mesa duket drejtueset e emisioneve sportive nuk e lënë veten aspak në hije, duke shtyrë kështu imazhin e tyre t’i tejkalojë kufijtë e Shqipërisë. Në galeri do të gjeni postimin e plotë të moderatores.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF