KreuCelebrity

Nga 1990 në 2010: cilat kanë qenë vajzat më popullore në secilin prej viteve?

Standarti i bukurisë ndryshon gati ҫdo vit, edhe pse në fund dalim në të njejtin përfundim: ҫdo njeri ka perceptimin e vetë mbi të bukurën. Por, në botën hollivudiane, kjo e fundit nuk i intereson së tepërmi atyre të cilët merren drejtpërdrejtë me fushën e marketingut e imazhit. Nëse në 1990, Julia Roberts ishte emri më i dëgjuar i vitit, në 1994 do ta zëvendësonte Ëinona Ryder, me bukurinë e saj të pafajshme.

Shumë aktore u bënë të njohura për një periudhë të shkurtër 12 mujore, edhe pse jo të gjitha arritën të ruanin të njejtën famë dhe më vonë. Duke qenë se e nisëm me Julia Roberts, aktorja në fjalë është rasti tipik i bukurisë së pavdekshme, e kjo falë cilësimit edhe në ditët e sotme si ‘femra më e bukur në botë’. Alicia Silverstone ishte në kulmet e veta në 1995, por sot vështirë se kujtohet ende emri saj. Vetëm pas katër vitesh do të vinte një figurë si Britney Spears, e cila u shua shpejt dhe vazhdon të mbetet e tillë edhe në 2017. Por, askush nuk mund të anashkalojë paraqitjen e Halle Berry-t, që duket sikur i ka ndalur vitet në 2002, vit në të cilin ҫmendi të gjithë adhuruesit e kinematografisë, dhe jo vetëm. Në galeri do të gjeni imazhet e të famshmeve më popullore të kohës, nga 1990, deri në 2010. Cila prej tyre është e preferuara juaj?

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF