Njihuni me sozinë e Gigi Hadid, që thjesht do t’ju lërë pa mend!

Është e shpjegueshme që ҫdonjëri nga ne, ka sozinë e tij, diku nëpër botë. Eh, genet! Eh, njeriu! Vetëm se, ndryshe nga shumica, të famshmit e kanë më të lehtë ta gjejnë versionin e përafërt të vetes, për aq kohë sa kategorizohen si figura publike. I tillë është rasti i Gigi Hadid, sozinë e së cilës e gjejmë në Hollandë!

Blogerja 22-vjeҫare Iza Ijzerman gëzon të njejtat tipare me bukuroshen Hadid, përfshirë këtu flokët bjonde, buzët e plota, sytë e mëdhenj e hundën e vogël tipike prej modeleje. Gjithҫka ka nisur me një koment në Instagram, kur një nga ndjekësit i ka vënë blogeres në dukje ngjashmërinë me Gigi-n. “Kur nënshkrova me MiLK, ata postuan një foto me diҫiturën: ‘Versioni i ri plot forma i Gigi Hadid’, e ishte pikërisht ky ҫasti në të cilin fillova të besojë se ngjashmëria mund të ishte e vërtetë”, është shprehur Iza. Megjithatë, versioni hollandez i Hadid ka dyshimet e saj lidhur me të qenurit sozia e modeles. “Më duket vetja më shumë si Bella”, pranon ajo. Në galeri do të gjeni fotot e plota. Si mendoni, ngjajnë apo jo vajzat me njëra-tjetrën?

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *