Vajza e Channing Tatum nuk e pëlqen aspak “Step Up”! 0 213

Është një ndër filmat më komercialë të 2006-s, por kjo i ka siguruar me mijëra fansa anë e mbarë botës. Nga ana tjetër, është një prodhim i rëndësishëm për Channing Tatum dhe Jenna Daëen, për aq kohë sa ҫifti u njohën dhe u dashuruan në sheshin e xhirimit. Sot, me një martesë të suksesshme, pas 11 vitesh pranë njëri-tjetrit, Tatum dhe Dewan po shijojnë eksperiencën e prindërimit. Edhe pse vetëm tre vjeҫ, vogëlushja e yjeve të “Step Up” nuk do të thotë që të impresionohet medoemos me praninë e prindërve në këtë film.



Në një intervistë për Jimmy Kimmel, Tatum zbuloi se Everly nuk është aspak fanse e ‘”Step Up”. Aktorët kishin qenë shumë të lumtur dhe të emocionuar për t’i treguar performancën e tyre vogëlushes, por kjo e fundit nuk është ndjerë në të njejtën mënyrë. “Për më pak se 10 sekonda, tha: ‘A mund të shoh një film të vërtetë?’”, ka rrëfyer aktori, duke shpjeguar se kishin arritur t’i mbushnin mendjen që ta ndiqte filmin edhe për 10 sekonda të tjera, por Everly ka këmbëngulur që të shikonte “Moana” në vend të “Step Up”. Megjithatë, vajza nuk e ka zhgënjyer totalisht të atin, duke qenë kështu një fanse e madhe e “Magic Mike”, lëvizjet koreografike të së cilit i ka mësuar gati të gjitha përmendësh. Zgjedhje e rrezikshme, e vogla Everly…!

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *