KreuCelebrity

Zbulohet për herë të parë portreti i vogëlushes së Irinës dhe Bradley-t!

Çifti i famshëm Irina Shayk dhe Bradley Cooper, të rezervuar mbi jetën e tyre private, me siguri që do t’i linit trashëgimi genet e tyre të bukura edhe fëmijës së tyre të parë vogëlushes Lea de Seine.

Prindërit e rinj kishin dalë për një shëtitje në Los Angeles dje pasdite, ku u fotografua për herë të parë vajza. Është një vogëlushe e ëmbël dhe e këndshme ashtu siç të gjithë mund ta kishim marrë me mend. Baba Bradley po e mbante të bijën të lidhur në një bartëse bebesh. Ajo ishte veshur me një bluzë ngjyrë rozë, tuta me printe kotelesh, me çorape pink si edhe me një kapele me litarë të cilët shërbejnë edhe si një lodër për bebet në kohën kur i dalin dhëmbët.

Edhe gjatë muajit qershor çifti Cooper-Shayk ishte fotografuar duke shëtitur me të voglën Lea de Seine dhe qenin e tyre, por vetem këtë herë është mundur të fiksohet portreti i saj.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF