KreuBusull

Çfarë e bashkoi Lorin me Aurelën?

Një trend në rritje gjithmonë e më shumë është bërë edhe ekspozimi që personazhet e famshëm u bëjnë nëpër rrjetet e tyre sociale ushqimeve. Përpara ose gjatë konsumimit të pjatës së tyre të preferuar, yjet e ekranit nuk ngurrojnë të na tregojnë me foto e video menutë e larmishme.

Kështu kanë vepruar sot edhe Lori me Aurelën. Trashëgimtarja e Top Medias, Lori Hoxha e cila po vazhdon pushimet në Itali na ka treguar se po shijon një picë në shezlon, buzë një pishine. Ajo ka veshur një palë bikini me ngjyrë të kuqe. Po kështu edhe bukuroshja Aurela Hoxha ka zgjedhur të konsumojë pica për sot. Edhe ajo ka ndarë me ndjekësit një foto duke kafshuar një copë pice. Aurela ka veshur një T-Shirt të bardhë crop top, si edhe kapelen e saj të preferuar prej marinari.

Duket se dy bukuroshet nuk i bashkon vetëm mbiemri, por edhe shija për të konsumuar picat!

 

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF