Instagram shpall personazhin më të ndjekur në InstaStory, dhe jo, nuk është asnjë nga Kardashian-ët! 0 147

Muaji aktual i këtij viti shënon një vjetorin e krijimit të InstaStory-t, opsioni në të cilin mund të publikosh foto apo video mjaft të shkurtra, të cilat zhduken për 24 orë. Për të festuar këtë arritje, Instagram ka vendosur të publikojë listën e 15 personazheve më të ndjekur në këtë aspekt.

Ҫuditërisht, vendi i parë nuk u mor nga asnjë pjesëtare e familjes Kardashian apo Hadid, duke na surprizuar kështu me emrin e Emily Ratajkowski-t në krye të listës. Në vend të dytë dhe të tretë pozicionohen Chiara Ferragni dhe Candice Swanepoel, ndërsa përsa i përket llogarive personale të markave më të njohura të modës, në listë ia dolën të jenë vetëm Dior, D&G, Luois Vuitton dhe Christian Louboutin. Edhe pse firmat më në zë të momentit kanë më shumë ndjekës, modelet dhe blogeret kanë qenë ato më të klikuarat për sa i përket InstaStory-t. Më poshtë, do të gjeni listën e plotë të publikuar nga Instagram:

  1. Emily Ratajkowski
  2. Chiara Ferragni
  3. Candice Swanepoel
  4. Hailey Baldwin
  5. Cara Delevingne
  6. Adriana Lima
  7. Victoria Beckham
  8. Miranda Kerr
  9. Gigi Hadid
  10. Dior
  11. Dolce & Gabbana
  12. Kendall Jenner
  13. Gisele Bundchen
  14. Louis Vuitton
  15. Christian Louboutin
Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *