Nga pasarelat, në evente, ja shqiptaret që veshën monochrome!

Ishte një nga tendencat që spikati më së shumti në pasarelat e këtij viti, përsa i përket sezonit Pranverë/Verë 2017. Shtëpitë më të mëdha të modës guxuan të paraqisnin krijimet bardh e zi, duke bërë kështu që shumë yje botërorë t’u ҫmendnin pas këtij trendi. Në Paris dhe Londër, firma si Dior, Lanvin, Alexander McQueen dhe Top Shop Unique, eksperimentuan me stilin monochrome, duke lënë gjurmë në disa nga kombinimet më unike të VIP-ave.

Kate Backinsale zgjodhi këtë tendencë për prezantimin në një konferencë në New York. Jessica Chastain u paraqit me një fustan të këtij lloji në Festivalin e Torontos. Emily Blunt e pamë të veshur me bardh e zi në ‘The David Letterman Show’. Këto janë vetëm tre nga emrat që sollën në qendër të vëmendjes monochrome-n, duke bërë që të gjithë të kthejmë sytë nga një kombinim i thjeshtë i vetëm dy ngjyrave. Ndër rradhët e personazheve shqiptare, nuk kanë qenë të pakta vajzat që kanë bërë një përzgjedhje të tillë, për evente të ndryshme të realizuara në kryeqytet, ndër vite. Ndryshe nga njëra-tjetra, si në dizenjo, ashtu dhe në kombinim, ato ia kanë arritur të përqafojnë një nga tendencat më në zë, jo vetëm të këtij viti, por edhe atyre pararendës. Më shumë favorizuese të fustaneve, në galeri do të gjeni personazhet që guxuan të vishnin monochrome, e natyrisht kërkojmë mendimin tuaj: cila prej tyre e ka kombinuar më mirë?

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *