KreuCelebrity

Sarën dhe Ledionin nuk i keni parë kurrë kaq të mplakur…

Udhëtimi në vendet aziatike para dy muajsh, dukej sikur ishte gjithҫka që do të shihnim nga ta. Kjo, sepse sezonin veror nuk e kishin zyrtarizuar ende, dhe të gjithë menduan se kaq do të shihnim nga pushimet e Sara Hoxhës dhe Ledion Liҫos. Por, ja që kemi gabuar.

Ndryshe nga Lori, e cila bën publik pothuajse ҫdo vend që viziton, ҫifti ka vendosur ta mbajë sekret, të paktën deri tani, destinacionin që kanë përzgjedhur për të kaluar ditët e nxehta. Këtë herë i kemi parë pranë bregdetit, e fotot nuk kanë munguar nga ana e Sarës, e cila i ka dedikuar jo pak postime të voglit London Noor. Por, këtë herë ka qenë Ledioni ai që ka goditur në shenjë, me postimin e një video në Instagram. “Unë dhe Sara, 40 vite më pas”, shkruan moderatori, e kjo jo pa shkak. Një ҫift i moshuar (protagonistë të videos) shihen teksa kërcejnë plot energji, në sinkron të plotë me njëri-tjetrin, pa iu interesuar prania e të tjerë njerëzve përreth. Natyrisht, të tilla gjeste i sheh të ndodhin vetëm tek shpirtrat binjakë, e kjo është një provë më tepër, që të tillë janë dhe Sara me Ledionin. Klikoni në galeri për postimin e plotë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF