KreuArt

Skenat më të famshme të filmave, të inspiruara nga pikturat

Shpesh flasim për filma që mbajnë homazh ndaj të tjerave prodhime kinematografike. Një rast tipik në këtë aspekt është Quentin Tarantino, nëpër filmat e së cilit kemi parë një kolazh kung fu-je, ‘grindhouse’ dhe skenash të filmave klasikë, të përziera sipas mënyrës së tij regjisoriale e narrative.

Duke qenë se kinemaja konsiderohet ndryshe si arti i shtatë, përfshirja e gjashtë arteve të tjera bëhet, në një farë mënyre, e detyrueshme. Kështu, nëse Kubrick ishte mjeshtri i përdorimit të muzikës klasike, Hitchcock vinte si një mendje kreative inspiruar tmerrësisht shumë nga letërsia. Kontakti i publikut me filmin vjen në mënyrë të drejtpërdrejtë nga imazhi, që nga ana tjetër, kërkon një kulturë të gjerë mbi njohuritë në fushën e pikturës, mbi të gjitha. Disa nga skenat më të famshme të filmave janë inspiruar nga veprat e piktorëve klasik, e jo vetëm, duke na bërë kështu të mos harrojmë lehtë atë ҫka shfaqet në ekran. Në galeri do të gjeni paralelizmin mes skenave filmike dhe imazheve të piktuave, të cilat thjesht do t’ju habisin!

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF