KreuStil Jetese

Flokë të rregullt që sfidojnë vapën!

Erë, kripëra, zhytje në det dhe shëtitje të gjata. I nxehti është i padurueshëm jo vetëm për trupin, por edhe për flokët. Nuk na rrinë mirë në asnjë lloj mënyre! Por, që të menaxhoni flokët tuaj edhe në stinën e verës është e mundur. Ne ju sjellim disa sugjerime kundër vapës dhe mbi të gjitha për t’u dukur sa më të rregullta!

Shaje ose rrathë për flokët

Aksesorët për flokët rekomandohen vetëm për evente ose për raste të veçanta. Shaje të ndryshme, rrathë me zbukurime apo edhe fjongo jo vetëm që do t’ju mbrojnë prej të nxehtit, por do të keni edhe një look të veçantë e ndryshe, kombinuar pastaj edhe me veshjen sipas eventit.

Mirupafshim baluke!

Për fat të keq, tani në stinën e veres nuk e këshillojmë baluken, sado bukur ta stiloni! Shmangni vapën e krijuar prej saj, sidomos kur ju ngjitet në ballë. Dorëzohuni dhe lëreni që të rritet! Balukja është për temperature më të buta se kaq!

Gërsheta të llojeve të ndryshme

Gërshetat e modeleve të ndryshme kanë pushtuar prej kohësh dhe janë një trend i personazheve të famshëm si Rita Ora. Nuk ka gjë më të mirë se sa gërshetat për një look të freskët!

Flokët gjysmë të mbledhura top

Yjet po çmenden këtë verë me flokët gjysmë të mbledhura ose një topuz të vogël në majë të kokës. E mbajnë kokën të freskët dhe ju tregojnë me stil. E kemi parë këtë model te Miley Cyrus, Chiara Ferragni e Katy Perry.

Flokë të mbledhura top në majë të kokës

Flokë të tërhequra lart dhe të mbledhura topuz në majë të kokës si një balerinë. Për këtë model duhet të keni flokë të butë e të hidratuar mirë që të mos këputen nga shtrëngimi.

Efekti “flokë të lagura”

Ndiqeni këtë tendencë! Flokë të lagura e të hedhur prapa, në mënyrë që të zbuloni krejt fytyrën tuaj. Mund të përdorni te rrënjët e flokëve edhe një produkt specific me këtë efekt që t’ju zgjasë më shumë ky model.

Kujdesuni që të keni majat e flokëve të zbutura

Këtë rregull duhet ta mbani parasysh gjatë gjithë vitit dhe pak më shumë tani në verë. Bëni kujdes me krëhërat ose furçat që përdorni për të shmangur elektrizimin apo nyjat në flokë.

Hidratimi është themelor

Në periudhën e nxehtë, hidratimi i flokëve nuk duhet lënë kurrë pas dore dhe duhet kryer me produkte specifike ndaj temperaturave të larta. Aplikoni maska, kremra  dhe trajtime specifike para dhe pas stilimit të flokëve.

Luftoni zbokthin

Së bashku me hidratimin, dyfishoni edhe përpjekjet për të luftuar zbokthin. Është një armik që shfaqet së tepërmi në verë, sidomos me tharjen e lëkurës.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF