KreuBusull

Nuk e keni ditur se Luana është kaq llupëse!

Moderatorja Luana Vjollca e cila po eksperimenton edhe në muzikë, së fundmi është përfolur për largimin nga ekrani i Top Chanel dhe incidentin e përndjekjes prej fansit të  çmendur.

Krahas seteve të fotove, dhe momenteve nga koncertet në Kosovë, sot ajo ka befasuar me postimin e radhës. Luana ka ndarë një foto duke konsumuar një vakt plot me kalori. Përpara saj shihet një tavolinë me hamburger dhe një racion i bollshëm patatesh të skuqura.

“A ka ndonjë të interesuar?”, ka shkruar ajo. I menjëhershëm ka qenë edhe komenti i së motres, Marinës, e cila i ka replikuar “Unëëë”.

As moderatorja nuk i ka shpëtuar manisë së ekspozimit të ushqimit në Instagram. Ajo ka veshur një bust me ngjyrë portokalli, i cili i nxjerr më në pah ngjyrën e lëkurës së nxirë prej plazhit. Si ja del moj Luana? Vetë do e hash gjithë këtë vakt kaq të bollshëm?

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF