Profesioni drithërues që do të kishte zgjedhur Angelina Jolie në një jetë tjetër!

Vitet e fundit e kanë gjetur përballë sfidave të vështira, përfshirë këtu atë të para pak muajve, siҫ ishte divorci nga Brad Pitt. Mes luftës ndaj sëmundjeve të rënda dhe dëshirës humanitare për të ndihmuar njerëzit, Angelina Jolie nuk ishte aspak e tillë në fillimet e saj. Njohur ndryshe si një vajzë rebele, Jolie u etiketua kështu për hir të roleve që merrte përsipër, por edhe deklaratave të ndryshme që bënte gjatë intervistave. Një prej tyre lidhej me pasionin e saj për koleksionimin e thikave, ҫka u mbajt mend për një kohë të gjatë, si një dëshirë unike e aktores. Por, atëherë, nuk dinim gjë ende…

Nuk kanë qenë të paktë VIP-at të cilët janë pyetur se ҫfarë profesioni do të zgjidhnin në një jetë tjetër. Përgjigjet më të zakonshme kanë qenë: fotograf, avokat, dentist – e këto nuk janë aspak rasti i Jolie! Aktorja ka zgjedhur, si gjithmonë, një ndër profesionet më bizare e drithëruese, nga ato që të ngjallin krupën. “Do doja të isha drejtuese funeralesh”, ka deklaruar Angelina, gjë që ka shokuar jo pak publikun e gjerë. Si gjithmonë, edhe këtë nuk e ka lënë pa një shpjegim: “Tingëllon shumë e ҫuditshme, e errët dhe ekcentrike, por në fakt kjo vjen si burim i një dhimbje të madhe. Kur gjyshi im ndërroi jetë, unë mbeta tejet e pakënaqur nga funerali. Vdekja e dikujt, mënyra se si familja e përjeton dhe domethënia e vdekjes në vetvete duhet të adresohet në një tjetër mënyrë.” Nuk dihet se si aktorja do të realizonte një organizim të tillë po t’i jepej mundësia, por nuk mund ta përjashtojmë faktin se gjithsesi, mbetet ende disi e pakonceptueshme dëshira për një profesion të tillë. Epo, është Angelina!

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *