KreuCelebrity

Yolanda Hadid i përgjigjet thashethemeve mbi shtatzëninë e Gigi-t…!

Thashethemet mbi shtatzëninë e saj filluan më 31 korrik të këtij viti, e jo pa arsye. Një lajm i rremë në Tëitter, ka presupozuar se mamaja e Gigi Hadid ka qenë ajo që ka deklaruar se së shpejti do të bëhet gjyshe. Postimi i pavërtetë është ky: “Në tetë muaj do të jem një gjyshe krenare…Jeta është një bekim”.

Ka mjaftuar kaq, që fansat të shpërthenin në komente, sa pozitive, aq dhe negative në lidhje me supermodelen. Të shqetësuar që nuk do ta shihnin më Gigi-n për një periudhë kohe në pasarela, adhuruesit e Hadid nuk kanë nguruar t’i drejtojnë pyetje Yolanda-s, e cila nuk është ndjerë aspak e bezdisur të përgjigjet. “Jo, sigurisht që jo. Nëse vajza ime do të ishte shtatzënë, do të ishte ajo vetë që do ta deklaronte, jo unë”, ka shkruar arkitektja Hadid, që bëri kështu fansat ta përgëzonin këtë qendrim të saj. Gigi dhe Zayn akoma nuk e kanë denoncuar (të paktën) publikisht rastin, por mesa duket Yolanda i ka përfaqësuar në këtë mënyrë, tani për tani…

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF