KreuFashion

5 gabimet që bëjmë me grimin…sipas grimierëve!

Dashuria e vajzave për grimin fillon në moshë fare të vogël, në kohën kur gjithë ç’mund të shohësh është një fytyrë çamarrokeje e përlyer  me ngjyra. Në përpjekje për të imituar mamatë apo të afërmet më të mëdha në moshë, femrat fillojnë eksperimentimin me makeup-in me vullnet të lirë, pa e kuptuar as vetë arsyen pse.

Magjia e grimit tërheq gjithmonë e më shumë vajzat, duke bërë kështu që të paktën në evente, shumica prej tyre të paraqiten ndryshe, me një pamje më të freskët e të rregullt. Ka dhe nga ato që nuk e kalojnë pragun e shtëpisë pa lyer pak buzët apo qerpikët me rimel, e të gjithë kemi një shoqe të tillë në rrethin e të njohurve tanë. Nga ana tjetër, grimierët janë gjithmonë aty, sa herë na lipset nevoja t’iu drejtohemi atyre për mbrëmjet apo festat speciale. Aftësitë e profesionistëve nuk mund të krahasohen me eksperiencat tona, kështu që artistët e grimit kanë rezervat e tyre mbi mënyrën se si vendosim makeup-in në përditshmëri, dhe jo vetëm. Ata kanë zbuluar pesë gabimet kryesore që bëjmë në grimosjen e fytyrës, dhe këshilla e vetme që na japin është: “Ndaloni së aplikuari në mënyrë të atillë makeup-in!”. Lexoni listën e mëposhtme për më tepër:

1. Konturimi i dukshëm i buzëve.
2. Ngjyra e ndryshme e kremit ton nga ajo e lëkurës.
3. Nuanca e tonit të syve, në mospërputhje me ngjyrën e syve.
4. Aplikimi i çrregullt dhe i bërë keq i penelit.
5. Lyerja shumë e errët e vetullave.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF