KreuCelebrity

Alban Skënderaj vërteton se vitet nuk janë problem për të dhe Miriamin…

Janë një nga çiftet më të dashura të shoubizit shqiptar, ashtu sikurse numërojnë shumë vite të kaluara sëbashku. Ai ishte i adhuruar nga shumë femra, ndërsa ajo vinte nga një vend si Gjermania, me një eksperiencë e frymë artistike që e shpalosi edhe në Shqipëri. Lajmi për dashurinë e tyre theu zemrat e shumë vajzave të dashuruara pas Albanit, por ja që Miriami ishte e vetmja që i kishte vjedhur zemrën atij.

Jo pak herë artistët kanë preferuar të kthehen pas në kohë, duke publikuar foto personale të shumë viteve më parë. Të njejtën gjë ka berë dhe këngëtari, me një imazh të postuar në Instagram, ku shihet sëbashku me Miriamin në 2007. E pabesueshme, por ka kaluar plot një dekadë! Sa kanë ndryshuar artistët? Aspak, përveç modelit të flokëve të Albanit. Ndërsa Miriami mbetet e njejtë, me ngjyrën bjonde e thjeshtësinë që e karakterizon. Këngëtari ka vërtetuar se koha ka ndalur për çiftin, e kjo nuk ndodh shpesh, sidomos ndër rradhët e artistëve. Më poshtë do të gjeni postimin e plotë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF