KreuCelebrity

Çastet më të ëmbla mes Princ Harry-t dhe fëmijëve

Po përflitet gjithmonë e më shumë për hedhjen e një hapi më tutje në marrëdhënien me aktoren e serialeve televizivë. Ende me pikëpyetje, jeta sentimentale e Princ Harry-t nuk ka qenë ajo më perfektja në pallatin mbretëror. Mes shumë historish rozë, skandaleve e shumëçka tjetër, pas fasadës së jashtme fshihet një zemër e madhe, e kjo nuk kishte si të ndodhte ndryshe.

Themelues i një fondacioni për bamirësi, Princ Harry mbetet një figurë inspiruese për shumë njerëz. Shprehjet e tij më të famshme lidhen drejtpërdrejtë me respektin dhe vlerat që duhet t’i njihen femrës, duke e cilësuar këtë të fundit si një figurë shumë të rëndësishme e të fuqishme të shoqërisë. Kurdoherë i përkushtuar ndaj familjes së William, Harry na emocionoi me deklaratën mbi mbesën dhe nipin e tij, kur tha se për të nuk ishte aspak e rëndësishme nëse ata i zinin rradhën për të marrë fronin në të ardhmen. Çastet mes Harry-t dhe të vegjëlve të Kate Middleton janë nga më të paharrueshmet, por mesa duket Princi ka dobësi në përgjithësi për fëmijët. Gjatë tureve apo vizitave në vende të ndryshme, kemi parë dobësinë e tij ndaj fëmijëve. Momentet më të bukura mes tyre nuk i kanë shpëtuar objektivit të aparatit, e shpesh fotot e këtij lloji na kanë bërë të mendojmë: bëmë mama të të ngjaj! Klikoni në galeri për imazhet e paharrueshme, që do t’ju bëjnë ta pëlqeni dyfish më shumë Princ Harry-n.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF