KreuFashion

Çfarë tregon ngjyra e manikyrit për karakterin tuaj?

Manikyri, ky element kaq i rëndësishëm i pamjes së jashtme. Me një historik të hershëm, ngjyrosja e thonjve mbetet ndër më të preferuarat e femrave. Larmishmëria e koloreve është akoma dhe më e gjerë në ditët e sotme, dhe kemi folur jo pak herë për tendencën e punimit me xhel të thonjve.

Por, jo të gjitha vajzat i drejtohen estetistes për këtë pjesë. Ka dhe nga ato që preferojnë modelet e thjeshta një-ngjyrëshe, e kjo tregon jo pak për karakterin e vajzave. Duket disi e çuditshme, por e gjitha lidhet me përzgjedhjen e nuancës. Është pikërisht kjo, që flet shumë për personalitetin tuaj, sipas shkencës. Më poshtë do të gjeni disa nga ngjyrat kryesore, me shpjegimet përkatëse:

E kuqe – jeni elegante dhe tejet shik.
E zezë – shumë e sigurt në vetvete dhe lidere e lindur.
Neon – aventuriere dhe adhuroni të dilni.
E bardhë – jeni trendy dhe moderne.
Blu – natyrë eksperimentuese, kreative dhe mendje hapur.
Pastel – pafund romantike.
Rozë – komike, flirtuese, dhe shfaqni kurdoherë  feminitet.
Vishnje e errët – jeni seksi dhe këtë e shfaqni në çdo mënyrë të mundshme.

Cila është ngjyra juaj e preferuar?

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF