KreuCelebrity

Kujdes me dekoltenë, Beyonce…!

Kush tha se të qenurit prind të privon nga argëtimi? Po të shpenzosh 800,00 dollarë në vit vetëm për dadot, asgjë nuk mund të të ndalojë të shijosh një natë jashtë me bashkëshortin. E tillë ka qenë mbrëmja e dy netëve më parë për çiftin Carter, të cilët kanë vendosur të darkojnë larg shtëpisë, vetëm nën shoqërinë e njëri-tjetrit. Paparacëve nuk iu shpëtoi ky moment, por Beyonce, me postimin e fundit, ka lënë të kuptojë se nuk kishim parë ende asgjë në ato pak imazhe që u publikuan ditën e djeshme.

Instagrami i ka drejtuar sytë nga Knowles në më pak se 24 orë, e jo pa arsye. Publikimi i fotove të saj dhe të Jay Z, duke shijuar nga një gotë alkool, ka bërë që fansat të shpërthejnë në komente pozitive. Pritej një dalje kaq publike e çiftit, dhe Beyonce ka qenë aq bujare sa të ndajë disa çaste me publikun. Por, kjo nuk ka qenë e gjitha. Në njërin nga postimet, sytë të mbeten tek dekolteja bombastike e këngëtares, e cila kishte zgjedhur të vishte një fustan shumë të hapur në pjesën e gjoksit. Me një paraqitje të tillë, mbretëresha e popit na bën të harrojmë se është nënë e tre fëmijëve, dy prej të cilëve nuk kanë mbushur ende dy muaj. Eh, kush e di sa është penduar Jay Z për albumin “4:44″….Në galeri do të gjeni postimin e plotë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF