KreuCelebrity

Postimi në Instagram, për të cilin pendohet më së shumti Kim Kardashian

Të gjithë kemi të paktën një foto në rrjetet sociale, për të cilin pendohemi pafund. Mund të ketë qenë momenti jo i duhur, ose vendi i papërshtatshëm që na ka bërë të inatosemi me veten për publikimin e një imazhi në një moment të caktuar.

Por, ky nuk ka qenë rasti i Kim Kardashian. Fotografia bardh e zi e dorës së saj, me unazën e fejesës, mesa duket është ajo për çka është penduar Kim. Në sfond duket një tabelë ku shkruhet: “Të lutem, martohu me mua” – propozim ky nga ana e Kanye West. Kardashian ka shkruar poshtë postimit “Pranoj”, e çdo gjë deri këtu duket krejt në rregull. Ajo që nuk i pëlqen Kim-it është…gjatësia e thonjve të saj! “Unaza do të ishte dukur shumë më bukur me thonj të gjatë”, ka shpjeguar ajo, “ja pse pendohem pafund”. Epo, kjo nuk na ka rënë aspak në sy, duke  marrë parasysh vëmendjen që ka tërhequr diamanti që shihet në foto. Domethënë, kot sa e vret mendjen Kim!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF