KreuFashion

Thyeni urinë dhe fitoni energjitë nën çadrën e plazhit!

Jeni në plazh dhe ju ndodh që pas një shëtitjeve buzë detit, një të notuari apo pas një loje volejbolli me miqtë t’ju marrë uria edhe pse nuk ka arritur koha e drekës ose darkës? Nuk ka problem! Ne ju sugjerojmë një vakt të ndërmjetëm të shëndetshëm që do t’ju largojë ndjesinë e urisë dhe do ju rikthejë energjinë e humbur përmes pranisë së kalciumit, omega 3, vitaminës D, kaliumit dhe natriumit. Ja alternativat  se çfarë të shijoni nën çadër!

Fruta të thata

Frutat e thata janë ideale për t’u konsumuar në plazh. Bajamet, arrat, lajthitë, fistikët dhe stikat e pishës janë të pasura me proteina dhe yndyrna të pangopura. Konsumojini sepse sigurojnë energji, shkaktojnë ndjesinë e ngopjes dhe janë shumë praktike për t’i mbajtur me vete.

Frutat

Frutat janë freskuese dhe hidratuese për stinën e verës. Janë një vakt i ndërmjetëm i shpejtë dhe shumë i shëndetshëm, sjellin energji dhe janë të pasura me vitamina. Pjeshkët, bananet ose kajsitë janë të shkëlqyera edhe për përgatitjen e sallatave të shijshme  e praktike. Edhe kajsitë e thata janë plot proteina dhe ideale për t’ju thyer urinë.

Perimet që kërcasin

Si një meze e lehtë mund të shërbejnë edhe perimet e pasura me vitamina. Kastraveci, selinoja e finoku përmbajnë vitamina e minerale dhe ju ngopin shpejt. Mund t’i merrni me vete ose t’i konsumoni me një aperitiv në bregdet.

Një panine e lehtë

Dy feta të holla buke integrale të mbushura me pak proshutë ose mish pule do të ishte një zgjedhje që do t’ju largonte urinë kur jeni pranë detit.

 

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF