Këtë verë flamingot pushtojnë look-un tuaj! 0 178

Jeni adhuruese e ngjyrës rozë? Po figurën e flamingove që ju kujton vendet ekzotike, a e preferoni? Nëse keni provuar t’i lyeni flokët me këtë ngjyrë argëtuese, të shkoni te estetistja dhe të bëni thonjtë me këtë nuancë, apo nëse keni një tatuazh të vogël me këtë zog, është momenti i duhur që të jeni fashion edhe me veshje dhe aksesorët që përmbajnë flamingon elegant me ngjyrë rozë!



Është i gëzueshëm, elegant, veror. Por, nuk duhet ta teproni e të visheni me këtë trend nga koka te këmbët! Nëse zgjidhni të keni një element të tillë në veshjen tuaj kombinojeni me ngjyra të hapura, të bardhën, xhinsin dhe copat njëngjyrëshe.

Shfletoni galerinë, nuk do të bëni dot pa flamingon fashion me ngjyrë rozë në garderobën tuaj!

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *