KreuFashion

Një kostum banje ëndrrash si Paris Hilton!

Trashëgimtarja e hoteleve  Hilton, Paris Hilton po kalon momente relaksuese duke pushuar në Ishujt përrallorë Maldive. Stili i saj i të veshurit në vite ka treguar se ajo dëshiron të duket si një personazh i përrallave të Disneyt.

Paris është një ikonë e çuditshme mode e cila ka gjithmonë një veshje të lakmuar në garderobë. Në fotot e saj nga Maldivet, na shfaqet me një kostum banje trup tepër të veçantë, ajo duket si një princeshë e botës nënujore. Në pjesën e gjoksit, në këtë kostum janë stiluar dy guaska të kaltra metalike dhe në pjesën e poshtme kostumi vazhdon me ngjyrën e ëmbël rozë dhe disenjo luspash. Hilton nuk ka harruar të plotësojë look-un e plazhit me një palë syze dielli vintage dhe një kurorë në kokë. Ajo është vërtetë një fantazi nënujore, por reale dhe tepër seksi!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF