KreuStil Jetese

Rikthehen në modë… vathët rrathë!

Tendenca e vathëve të rrumbullakët i përket viteve ’90-2000. Ju kujtohet klipi Jennifer Lopez “If you have my love” ose “I’m gonna be alright”? Ajo e ka ruajtur këtë tendencë në vite në veshjet me pallto, por edhe me tuta  e kapele.

Duket se kjo tendencë është rikthyer fuqishëm te aksesorët këtë verë dhe në rrjetet sociale kemi parë se vathët e rrumbullakët metalikë preferohen nga mëngjesi në mbrëmje, madje edhe në plazh. Po cilat janë vajzat që e rikthyen këtë trend në verën e këtij viti? Bella Hadid, Hailey Baldwin, Emily Ratajkowski janë disa nga yjet që frymëzohen nga moda e viteve ’90-të. Shfletoni galerinë dhe shikoni kombinimet e yjeve për t’u inspiruar nga ky trend.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF