KreuFashion

Verë në krocierë? Ja hapat për të qenë perfekte!

Nëse këtë verë keni vendosur të pushoni duke eksploruar brigjet detare duhet të përgatisni valixhen me kujdes sepse daljet në det kanë rregulla precize stili dhe një kod të veçantë veshjeje. Për të qenë gjithmonë perfekte, mes relaksit, darkave dhe ekskursioneve në breg ju ftojmë të ndiqni këto udhëzime të vlefshme, për çdo moment të ditës:

Në mëngjes

Në mëngjes fokusohuni tek veshjet e lehta, mund të zgjidhni veshjet me vija ose me kuadratat Vichy, të kombinuara me sandalet e sheshta dhe një kapele kashte.

Në pishinë

Në këtë sezon nuk duhet t’ju mungojë një kostum banje trup me një sup.

Për ekskursionet në breg

Kur të dilni në ekskurionet në qytetet e ndryshme bregdetare do të keni nevojë për një veshje sa më të freskët e të rehatshme. Një T-Shirt marinari me xhinse të shkurtra dhe atlete do të ishte perfekte, kombinuar me kapele dhe syzet e diellit sigurisht.

Në palestër

Anijet turistike kanë palestra edhe qendra spa. Për të qenë në formë edhe në pushime mos harroni të merrni me vete një veshje sportive. Tendence jane streçet e kombinuara me kanatjeret crop top.

Për darkë

Një veshje ose fustan kokteji do të ishte i përshtatshëm për një darkë joformale, me dekor gurësh të shndritshëm e të çmuar.

Në një mbrëmje gala

Kodi i veshjes kërkon në mënyrë rigoroze një fustan të gjatë. Zgjidhni modele të thjeshta dhe kombinohuni me një çantë-portofol clutch dhe këpucë me detaje bizhush.

Në një klub nate

Këtu duhet të lini të lirë imagjinatën. Nëse preferoni të jeni në harmoni me detin zgjidhni një fustan të gjatë si në vitet ’70-të. Doni të dukeni më tepër seksi? Zgjidhni një fustan të shkurtër dhe një palë taka të larta të guximshme!

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF