KreuCelebrity

Ku gjen paqe Elvana Gjata?

Stina e verës ka rezultuar mjaft produktive për këngëtaren Elvana Gjata. Përmendim bashkëpunimin me David Guetta në klipin “Forever is over”, një hit i momentit. Po kështu edhe pjesëmarrjen e saj të suksesshme në eventin “Summer Tour” të organizuar nga NRJ radio në Francë ku performoi live disa prej këngëve hit të repertorit të saj. Edhe pushimet në Mykonos e Stamboll duhet të kenë qenë të paharrueshme për këngëtaren, me siguri është argëtuar shumë!

Pas pjesëmarrjes në turneun “Summer Tour”, Elvana na ka treguar se ka fluturuar për në SH.B.A. Këngëtarja e “Lejla” ka ndarë disa foto e veshur me këtë ngjyrë elegante në Los Angeles. Ndërsa sot, ka postuar një foto ku duket mjaft e relaskuar, ajo ka gjetur paqen në këtë vend. E merrni dot me mend se ku mund të jetë ky vend? Është pikërisht një studio muzikore! Vendi ku Elvana ndoshta po  inspirohet për të realizuar një projekt muzikor të ardhshëm!

“Paqe”, shkruan ajo, e ulur në një kolltuk të rehatshëm në një studio regjistrimi, me sytë e mbyllur dhe krahët e hapur, të kujton qetësinë e fesë budiste. Këngëtarja është veshur me të kuqe, këpucë sportive dhe flokë të mbledhura. Urojmë që kjo paqe ta frymëzojë Elvanën për një tjetër hit të suksesshëm!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF