KreuFashion

Tema e MET Gala 2018 është më kontroversja ndër vite!

Është një nga eventet më të pritura të vitit, pasi e gjithë vëmendja drejtohet tek veshja e yjeve. Këtë vit, vendin e parë e rrëmbeu Rihanna, me fustanin e saj të jashtëzakonshëm e rikthimin në modë të sandaleve stil-gladiatori. Tejet të shokuar, por dhe të mahnitur, nga paraqitjet e modeleve si Bella Hadid apo Kendall Jenner, 2018 pritet të na lërë me gojë hapur, e jo pa arsye.

Tema e përzgjedhur do të jetë “Moda dhe Feja”, e nuk mund të imagjinohet se sa kreativë do të jenë VIP-at këtë herë! Kanë qenë të shumtë dizanjerët, të cilët kanë prekur disi aspektin fetar në koleksionet më të fundit, duke filluar nga D&G, e deri tek Jeremy Scott, që përdori ikonën e Jezusit si dizenjon primare në krijimet e tij. Me pak fjalë, opsionet nuk janë të pakta. Fakte të mëtejshme të rëndësishme priten të zbulohen në vijim, teksa interneti ka kthyer sytë nga Beyonce…Pse? Sepse askush nuk mundet ta marrë me mend se ç’do të veshë diva në një event me një temë kaq pikante! Shumë interesante MET Gala deri më tani…

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF