KreuCelebrity

Kate Moss po lançon linjën e saj të re kozmetike!

Kate Moss është një ndër modelet më të dëgjuara, me një karrierë të gjatë e mjaft interesante. Pjesëmarrja në fushata të ndryshme mode e pasarela, nuk mund ta largonte nga dashuria për grimin në tërësi. Tashmë, Moss ka bashkëpunuar me firmën super-luksoze japoneze, Decorté, për të sjellë linjën e saj personale të produkteve kozmetike.

Duke u reklamuar në Amerikën e Veriut, në ‘Saks Fifth Avenue’, Moss do të prezantojë buzëqkuqë, rimelë e shumëçka tjetër. E famshme për sytë e lyer me tone të rënda ngjyruese, Kate nuk kishte si të linte jashtë ngjyrat e zeza, gri e jeshile të errët, për një prekje magjie në paraqitjen e çdo vajze. Penelat, shkëlqyesit, lapsat për vetullat nuk mungojnë në koleksionin e super-modeles, duke intriguar kështu jo pak ekspertët e kësaj fushe. Epo, pas Ririt, ishte koha e Moss për një ekperimentim të tillë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF