KreuFashion

Këto  pushime do të humbni peshë duke ngrënë!

Mund t’ju duket si një diçka kontradiktore, por është mëse e vërtetë! Ju mund të bini në peshë duke u ushqyer edhe kur të jeni me pushime. Gjithçka varet nga mënyra juaj e të ushqyerit, pra me pak kalori dhe nga regjimi i rregullt që duhet të mbani.

Ushqehuni çdo tre orë

Kjo është një mënyrë mjaft e ekuilibruar e të ushqyerit: mëngjesi, vakt i ndërmjetëm, drekë e darkë. Në këtë mënyrë do të mbani të aktivizuar metabolizmin. Konsumoni 450g ushqim për vaktet kryesore dhe nga 200g për vaktet e ndërmjetme.

Proteina dhe perime

Ky është një kombinim perfekt! Parandalon rritjen e nivelit të aciditetit në gjak dhe mban nën kontroll celulitin.

Yndyrnat e pangopura

Ushqimet si bajamet, arrat, farat e lirit, të kungullit e të susamit, vaji i ullirit,  kokosit dhe avokadoja përmbajnë antioksidantë të dobishëm. Zvogëlojnë inflamacionin  e krijuar prej ushqimeve me përmbajtje acidesh në organizëm.

Ushqehuni me selino

Selinoja është i pasur me fibra. Konsumojeni në mëngjes si një lëng të shtrydhur, në sallatra e supëra dhe në çdo kohë do t’ju heqë urinë. Ju bën të humbni në peshë dhe ndikon pozitivisht në sistemin urinar.

Konsumoni vezë për mëngjes

Vezët në mëngjes aktivizojnë metabolizmin. Mund t’i hani të skuqura, të ziera, me një fetë buke ose fruta. Shkaktojnë ngopje dh ju heqin urinë menjëherë. Të pasura me vitaminën K, vezët luftojnë problemet kardiovaskulare. Një mëngjes i pasur bën të mundur që të kemi nevojë për të konsumuar më pak ushqim në pjesën tjetër të ditës. Kjo është një strategji për të humbur në peshë.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF