KreuFashion

Si t’i bëni flokët të rriten në kohë rekord?

Tendencat mbi flokët shkojnë e vijnë në varësi të sezoneve, duke na sjellë kështu modele e ngjyra nga më të ndryshmet, nga një periudhë në tjetrën. Femrat e çmendura pas stilit e modës, nuk e kanë aspak problem të ndryshojnë paraqitjen e tyre, duke i parë gjithmonë ndryshe. Por, ka dhe nga ato vajza që i qendrojnë besnike flokëve të gjata, e kujdesen që t’i mbajnë gjithmonë kështu.

Shumë femra besojnë se flokët janë gjysma e bukurisë, e kjo është një ndër arsyet pse nuk ndryshojnë asnjëherë në këtë aspekt. Kemi folur jo pak për maskat përkujdesëse, produktet që sjellin forcimin e rrënjëve – por, cilat janë metodat më efikase mbi zgjatjen e flokëve në kohë rekord? Mjafton të ndiqni hapat e mëposhtëm:

1. Masazh i skalpit të thatë.
2. Masazh i skalpit të lagur.
3. Vitaminë 101.
4. Prerje e shpeshtë e majave.
5. Përdorimi i zbutësit.
6. Shmangia e tharjes me tharëse.
7. Larja e flokëve me ujë të ftohtë.

Në më pak se një muaj, do të shihni rezultate mahnitëse…!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF