KreuFashion

Tendencë: Reçipetat sportive

Reçipetat sportive janë veshja që kanë zëvendësuar në masë bluzat dhe kanatjereret për këtë sezon veror. Janë të preferuarat e momentit për shumë yje të ekranit dhe modele dhe sigurisht që mund t’i vishni edhe jashtë palestrës.

E kemi parë këtë tendencë tek Bella Hadid, Emily Ratajkowski, Bella Thorne, Kendall Jenner, etj. Këto vajza fashionista i veshin jo vetëm për palestër e plazh, por edhe me veshje më elegante me vija, me funde  apo me kostumet tartan. Kylie Jenner i kombinon gjithmonë me streçe dhe çantat e saj Hermes.

Ju ftojmë të shfletoni galerinë, e të inspiroheni nga yjet se si të kombinoni reçipetat sportive për në ditët e mbetura të verës!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF