KreuCelebrity

Aktorja e njohur rrëfen se e kanë quajtur ‘të shëndoshë’ në sheshxhirim…

Përballja me opinionin e publikut është gjithmonë e vështirë, por kur kritikat vijnë nga kolegët, situata rëndohet dyfish. Vënia në pah e peshës apo formave fizike nuk është sjellje e përshtatshme, sidomos ndaj femrave. Një rast i tillë ka qenë dhe ai i Chloe Moretz, e cila rrëfen se në moshën 15-vjeçare ka shpërthyer në të qara në sheshxhirim, e kjo si pasojë e një aktori tjetër.

“Më tha në sy ‘në jetën reale nuk do të dilja kurrë në takim me ty, sepse nuk je aq e dobët për shijet e mia’…”, ka qenë kjo fraza me të cilën Chloe është dashur të përballet. “Isha vetëm 15 vjeçe dhe thjesht shpërtheva në të qara”, ka vijuar më tej Moretz. E kjo, nuk ka qenë pjesa më e vështirë: “Më e tmetrshmja ishte se në rol, ai djalë ishte dashuria e jetës time, kështu më duhej të aktroja dyfish gjatë xhirimeve”. Chloe është një nga aktoret më të flakta feministe, e cila e ka ngritur gjithmonë zërin mbi pabarazinë e pagesave të femrave dhe meshkujve në Hollywood, ashtu sikurse u bë e famshme me kritikën e bërë ndaj Kim Kardashian, kur kjo e fundit postoi një foto nudo në rrjetet sociale. Shqetësimi i Moretz? “Kjo nuk është ajo çka duhet t’i mësosh vajzave të reja”, i është drejtuar artistja Kim. Epo, vërtetë feministe, apo jo?

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF