KreuFashion

Çfarë po kurdis Balmain dhe L’Oreal?

Shtëpia prestigjioze e modës pariziene Balmain po bashkëpunon me markën L’Oreal për të sjellë një koleksion produktesh fantastike bukurie. Ky bashkëpunim u paralajmërua në muajin maj, por vetëm tani mund t’i shihni këto produkte bukurie.

Bëhet fjalë për buzëkuqin, aleatin tonë kaq të dashur të bukurisë! Këta buzëkuqë do të ofrojnë një gamë të gjerë ngjyrash nga viola, tek ngjyra e ullirit dhe ajo nude e natyrale. E kuqja e errët shpreh dominimin, e purpurta lirinë, korali shpreh dëshirën për një rrëfim dhe ngjyra rozë gold besueshmërinë në vetvete.

Ja disa nuanca të tjera: portokallia e ndezur për femrat e nxehta, tonalitetet e kafes së ëmbël sjellin shkëlqim mbrëmjeve, ngjyra bezhë nënkupton safarin urban, xhunglën në qytet dhe ngjyra kaki është tipike e markës Balmain.

Kalojmë tëk nuancat më të errëta: ngjyra kafe e errët për gratë e fuqishme e të pushtetshme, grija për legjendat, bluja e errët për rebelet dhe e purpurta e errët për ato që vlerësojnë lirinë më çdo kusht. Si Balmain edhe L’Oreal kanë postuar të njëjtat foto të këtyre buzëkuqëve luksozë, të cilët mendohet se do të dalin në treg në muajin shtator.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF