KreuCelebrity

Jennifer Lawrance shprehet hapur mbi lidhjen e saj me Aronofsky-n

Traileri zyrtar i filmit “Mother!” po qarkullon pothuajse kudo, e trilleri psikologjik pritet të jetë një tjetër kryevepër e Aronofsky-t. Protagonistja Jennifer Lawrance, ndër të tjera është duke përjetuar një lidhje dashurie me regjisorin, e kjo habiti jo pak fansat e të dy palëve. Gjatë një prej intervistave më të fundit, aktorja është shprehur publikisht mbi romancën e re.

Artistët janë dashuruar gjatë xhirimeve, e J-Law e ka një shpjegim dhe për këtë. “Kishte energji. Ndjeja enrgji për të. Nuk e di si është ndjerë ai për mua”, ka sqaruar Lawrance për Vogue. “Normalisht nuk më pëlqejnë ish-studentët e Harvard, për aq kohë sa nuk qendrojnë dot dy minuta pa e përmendur këtë fakt, por Darren nuk është i tillë”, ka vijuar më tej aktorja. Ajo nuk ka nguruar aspak ta cilësojë të dashurin si baba të mrekullueshëm dhe njeri me kreativitet briliant: “Kam qenë më parë në lidhje që më bënin konfuze. Me të nuk ndjej kurrë konfuzion”. Për sa i përket fotove nudo të publikuara pa lejen e Jennifer ca kohë më parë, kjo e fundit është shprehur se ende nuk e harron mënyrën se si është ndjerë kur kuptoi se e gjithë bota do ta gjykonte. “Cënimi i privatësisë vret dhe rëndon shumë, aq sa kthehet në terrorizues”, ka shtuar ajo.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF