Kendrick Lamar do të qendrojë larg sherrit Swift-Perry!

Ato ishin mikesha shumë të mira, miqësia mes të cilave të bënte t’i konsideroje pa frikë “shoqe të ngushta”. Por, ja që diçka ndodhi e ato u shndërruan në armike, krejt papritur. Fansat mbetën të shtangur, e askush nuk kuptoi asgjë. Para pak kohësh, Katy Perry u duk sikur u përpoq të zbuste marrëdhëniet me Taylor Swift, por kjo e fundit nuk luajti nga vendimi i saj. Si për të mos mjaftuar kjo, publikoi këngën “Bad Blood”, teksti i së cilës të bën t’i drejtosh sytë nga Perry.

Duke qenë se hiti është një bashkëpunim me Kendrick Lamar, reperi është pyetur pa hezitim lidhur me atë çka përflitet. “Jo, unë nuk di asgjë. Nuk e kisha fare idenë se mund të kishte lidhje me Katy Perry-n. Madje, tani që e mendoj, më vjen për të qeshur”, është shprehur Lamar. Ai e ka bërë të qartë se do të qendrojë larg kësaj situate: “Nuk dua të marr pjesë në sherrin mes dy vajzave. Nuk kam lidhje aspak. Unë bëra punën time, por kaq. Pjesa tjetër është një lëmsh”. Kaq ka mjaftuar që fansat ta kuptojmë se Kendrick nuk është pjesë e ndonjë skuadre apo një tjetre, duke nënkuptuar se ka marrëdhënie të njejtë me të dyja koleget. Jo për gjë, po nuk mund ta vinim në dyshim inteligjencën e reperit…!

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *