
E mbani mend kur folëm për pjatën e preferuar të oborrit mbretëror? Ish-kuzhinieri i tyre i besuar zbuloi se familja rojale parapëlqente rizoton italiane, më shumë se një herë në javë. Por, si për shumicën e gjërave, edhe në menunë e pallatit mbretëror ka disa produkte të ndaluara.
Çka ndalohen rreptësisht janë midhjet, ashtu sikurse frutat e detit në përgjithësi nuk rekomandohen të konsumohen. Arsyeja? Shmangia e rrezikut ndaj ndonjë helmimi të mundshëm. Gjatë udhëtimeve dhe tureve askush nuk dëshiron të përballet me të papriturat e rastit, për këtë arsye është menduar të merren masa paraprake. Anëtarët e familjes mbretërore udhëzohen të mos konsumojnë mish gjysmë të gatuar, ashtu sikurse produkteve si hudhra, janë të ndaluara kategorikisht. Për aq kohë sa takimet me masën janë mëse të zakonshme, më e pakta që nevojitet është aroma e pakëndshme e gojës. Eh, ka rregulla dhe rregulla…
Ndaje me te tjeret:
- Klikoni që të ndahet me të tjerët përmes Twitter-it (Hapet në një dritare të re)
- Klikoni që ta ndani me të tjerët në Facebook (Hapet në një dritare të re)
- Klikoni që të ndahet me të tjerët përmes Google+ (Hapet në një dritare të re)
- Klikoni që të ndahet me të tjerët përmes Pinterest-it (Hapet në një dritare të re)