KreuFashion

Dy ngjyrat më ‘in’ për vjeshtën, sipas Pinterest

Pasarelat na ofruan shumë mbi koleksionet e vjeshtës që po afron, e larmishmëria e ngjyrave na bëri disi konfuzë në këtë drejtim. Sipas Pinterest, të gjithë ata që janë të apasionuar pas të zezës, bëjnë mirë të shohin në një drejtim sezonin që po vjen, pasi dy nuancat më ‘in’ do të jenë shumë larg të errtës.

Ngjyra e verdhë dhe ajo e gurkalit janë ato që do të shohim më shumë në Instagramin e blogereve, apo tek vajzat më me stil rrugëve të qytetit. Edhe pse koloret e mbyllura preferohen më shumë e konsiderohen më të përshtatshme me ardhjen e ditëve të ftohta, këtë vit tendencat janë zhvendosur në një tjetër drejtim. Nëse jeni adhurues të lejlasë, ju themi se jeni me fat, pasi kombinimi me të verdhën është një nga dy opsionet e favorizuara për vjeshtën e 2017. Me pak fjalë, do të shohim vetëm larmishmëri nuancash tre mujorshin e ardhshëm…Jo keq, Pinterest!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF