Këto 4 kombinime të ujit me limon ju ndihmojnë të humbni peshë 0 193

Uji me limon është një nga pijet e freskëta që konsumojmë më tepër në stinën e verës për të luftuar sadopak vapën. I nxehti  bën që organizmi ynë të humbasë lëngje prandaj kjo pije na hidraton, shuan etjen dhe na ndihmon edhe që të biem në peshë. Mund ta konsumoni që herët pa ngrënë mëngjesin ose duke i shtuar edhe disa përbërës të tjerë.

Ujë me limon përpara se të bini për të fjetur

Përfitimet e kësaj pije nuk  i keni vetëm nga konsumimi me të ujë të ngrohtë e esëll, por edhe me ujë të ftohtë në mbrëmje. Edhe nëse e pini përpara gjumit do të keni mjaft efekte pozitive. Pastron trupin në mënyrë të shëndetshme dhe natyrale pasi gjatë natës trupi eleminon toksinat dhe largon mbeturinat e tepërta.

Limon me xhenxhefil

Si xhenxhefili, ashtu edhe limoni janë produkte ushqimore me dobi në organizëm të cilat të kombinuara së bashku shtojnë benefitet tuaja shëndetësore. Përshpejtojnë metabolizmin dhe të dy së bashku djegin yndyrnat, përmirësojnë tretjen, parandalojnë dehidratimin. Mund ta preferoni me ujë të ftohtë, sidomos përpara vakteve dhe gjatë gjithë ditës.

Limon dhe majdanoz

Kjo është një recetë mjaft e thjeshtë dhe ju vjen në ndihmë nëse doni të bini në peshë. Prini majdanozin hollë-hollë e të imët ose grijeni në mikser dhe hidheni në një gotë me ujë e limon. Konsumojeni në mëngjes që e keni stomakun bosh për pesë ditë resht. Djeg me lehtësi kaloritë dhe në të njëjtën kohë ofron vitamina dhe minerale të dobishme për organizmin.

Limon dhe sodë buke

Kush dëshiron të bjerë në peshë me metoda natyrale mund të shfrytëzojë limonin e kombinuar me sodën e bukës. Pijeni në mëngjes me stomakun bosh! Në një gotë uji hidhni një lugë të vogël sodë buke dhe lëngun e një gjysme kokrre limoni. Do të jetë një aleat për linjat tuaja!

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *