KreuCelebrity

Era Istrefi sapo lancoi publikisht linjën e saj kozmetike!

Sukseset e saj po na surprizojnë jo pak, dhe i tillë ishte dhe bashkëpunimi me firmën kozmetike Sinful Colors, për prodhimin e manikyrëve të rinj, që mbartin emrin e Era Istrefit. Diçka të tillë nuk e prisnim, por Strefie ia doli më së miri në këtë drejtim. Blerësit do të përfshihen në një shorte, fituesi i të cilit do të ketë mundësi ta takojë nga afër Erën.

Pas performancës së zjarrtë në Rumani, video më e fundit në Instagramin e Strefie-t i dedikohet vetëm linjës së saj të manikyrëve. Me gjithë çfarë shohim, nuk mund të themi se kemi të bëjmë me një prodhim të zakonshëm të këtij lloji, e nuk kishim ç’prisnim tjetër nga Era. Këngëtarja shfaqet shumë herë në ato pak 30 sekonda realizim, duke reklamuar produktin, e duke shfaqur pa problem preferencat personale mbi ngjyrat apo llojet e manikyrëve. Flokët bjonde të Erës të bëjnë të kuptosh se video nuk është realizuar këto javët e fundit, pasi në këtë periudhë artisten është shndërruar në brune. Në galeri do të gjeni disa nga momentet më të bukura të Strefie-t, gjatë promovimit të linjës së saj kozmetike, e cila do të mund të gjendet në çdo dyqan (në SHBA të paktën) duke nisur nganky muaj. Suksese, Era!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF