KreuCelebrity

Gaz Paja rrëfen të vërtetën e sherrit masiv

Aktori i humorit Gazmend Paja u përfol se ishte bërë pjesë e një sherri masiv me një djalë të ri gjatë ditës së djeshme në plazhin e Dhërmiut ku ndërhynë edhe forcat e policisë.

Tani që situata u qetësua, aktori i show-t “Portokalli” ka bërë një sqarim për ndjekësit në Instagram duke treguar të vërtetën e këtij incidenti. Ja postimi i tij:

“Në Parajsë, ku më pëlqen të kaloj muajt e verës, por keqkuptime ndodhin edhe në Parajsë… Dje, u përmend në media të ndryshme, se unë u përfshiva në një sherr masiv, është e vërtetë, por unë nuk isha pjesë e sherrtarëve, isha misionari i paqes dhe parandalova Luftën e III-të Botërore. Megjithatë çdo reklamë, është reklamë e mirë. Faleminderit për klikimet.”

Gazi, si gjithmonë me humorin që e karakterizon, ka treguar përmes këtij postimi versionin e vetë të ngjarjes, duke pozuar i buzëqeshur në ujë.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF